Bëhet inicializimi i MSA-së

Kosova ka përfunduar zyrtarisht negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), pasi sot në Bruksel ka vendosur inicialet për këtë marrëveshje.

Lajme

25/07/2014 17:11

Kosova ka vendosur sot inicialet për Marrëveshjen e Satbilizim Asociimt  në Bruksel.

Përmes një njoftimi nga Ministria e Integrimeve Evropiane, bëhet e ditur se Inicializimi i Marrëveshjes u bë ndërmjet dy Kryenegociatorëve, Gëzim Kasapolli, u.d. Ministër i Integrimit Evropian dhe Jean Erique Paque, Drejtor i Ballkanit Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit të Komisionit Evropian.

Marrëveshje me MSA-së, është hapi i parë drejt rrugës së anëtarësimit të Kosovës në BE.

“Inicializimi i MSA-së shënon përfundimin zyrtar të procesit negociator dhe, dakordimin e dy palëve mbi tekstin e negociuar të marrëveshjes”.

“Hapi i ardhshëm do të jetë miratimi i MSA-së nga Këshilli i Bashkimit Evropian dhe nënshkrimi i marrëveshjes”.

“Marrëveshja Stabilizim Asociimi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian përbëhet nga 416 faqe te ndara ne 10 tituj, 7 anekse dhe 5 protokolle”.

“Ndryshe, në muajin dhjetor 2012, Këshilli Evropian ka konfirmuar progresin dhe mundësinë e hapjes së negociatave për MSA ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Kjo mundësi është kushtëzuar me obligimin e Kosovës që të përmbush kriteret afatshkurta të përshkruara në Studimin e Fizibilitetit”.

“Në muajin prill 2013, Komisioni Evropian ka konfirmuar që Kosova ka përmbushur kriteret afatshkurta në fushën e sundimit të ligjit, administrates publike, të drejtave të minoriteteve dhe tregtisë. Në qershor 2013, duke pas parasysh përmbushjen e kritereve afatshkurta, Këshilli Evropian vlerësoj arritjet dhe konfirmoj nisjen e negociatave për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi”.

“Me 28 tetor 2013 është mbajt takimi i parë ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian për negociimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Me 27 nëntor është mbajtur takimi i dytë”.

“Më 2 maj 2014 është mbajt takimi i trete dhe i fundit negociator ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian për negociimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Integrimeve Evropiane.