Bëhet e ditur kohë kur do të varrosen të rinjtë kosovarë që u vranë në Munih

Familjarët e viktimave janë dakorduar në mes veti për orarin e varrimit të viktimave të Munihut. Familja Zabërgja dhe Segashi kanë folur përmes telefoni për kohën e varrimit të më të dashurve të tyre.

Lajme

25/07/2016 18:13

Armela Segashi, vajza nga Podujeva e cila vdiq në sulmin e së premtes në Munih të Gjermanisë, do ta varroset nesër në Podujevë në ora 17:00, ka konfirmuar familja e saj.

Ndërsa Dijamant Zabërgja, që po ashtu mbeti i vrarë në sulmin e Munihut, do të varroset në Vushtrri në ora 14:00 kanë njoftuar familjarët, raporton Indeksonline.

Familjarët e viktimave janë dakorduar në mes veti për orarin e varrimit të viktimave të Munihut. Familja Zabërgja dhe Segashi kanë folur përmes telefoni për kohën e varrimit të më të dashurve të tyre.

Në sulmin e Munihut kanë mbetur të vrarë tre kosovarë  dhe një  i plagosur. Është rasti i parë që nga sulmet terroriste janë vrarë edhe shqiptarë që jetojnë nëpër shtetet perëndimore.