​Begaj uron 4 korrikun: Shqipëria dhe SHBA ndajnë miqësi dhe partneritet

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar 4 korrikun, festën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Begaj u shpreh në mesazh se Shqipëria dhe SHBA ndajnë një miqësi dhe partneritet të forcuar nga një përkushtim i përbashkët ndaj vlerave demokratike. “Shqipëria dhe SHBA ndajnë një miqësi dhe partneritet të forcuar nga…

Lajme

04/07/2024 09:53

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar 4 korrikun, festën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Begaj u shpreh në mesazh se Shqipëria dhe SHBA ndajnë një miqësi dhe partneritet të forcuar nga një përkushtim i përbashkët ndaj vlerave demokratike.

“Shqipëria dhe SHBA ndajnë një miqësi dhe partneritet të forcuar nga një përkushtim i përbashkët ndaj vlerave demokratike. Së bashku, si aleatë strategjikë, ne jemi të përkushtuar për të nxitur një të ardhme që mbështet dhe lavdëron këto parime”, thekson Begaj.