Befason United, ofron yllin e skuadrës për Kane
Manchester United mund të provojë të ofrojë Anthony Martial te Tottenham, në shkëmbim të Harry Kane.
Sport
“Djajtë e Kuq” që sa vite e duan yllin e Spurs dhe e shohin si transferimi ideal për edicionin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.
Kane e ka treguar vetën si qendërsulmuesi më i mirë në botë te Tottenham, por dëshiron largimin ngase ende nuk ka fituar asnjë trofe.
Sipas Athletic, United shpreson të arrijë te Kane duke ofruar Martialin si pjesë e marrëveshjes.
Francezi nuk ka përformuar gjithmonë në nivelin e lartë në “Old Trafford”, por shpesh herë ka treguar kualitet të vërtetë.
Mbetet të shihet nëse Tottenham do pranojë këtë ofertë, me presidentin Daniel Levy që i ka vendosur çmim të frikshëm lojtarit të tyre më të mirë, rreth 150 milionë euro./Lajmi.net/