Befason Ronaldo: Nuk dëshiroja largimin nga Inter

Ronaldo ‘fenomeni’ ka zbuluar detaje interesante nga e kaluara e tij tek Inter.

Sport

12/10/2019 21:03

Largimi i Ronaldo nga Inter ishte një nga ngjarjet që ‘theu zemrat’ e tifozëve ‘Zi kaltër’, dhe duket se ky transferim kishte ndodhur pa dëshirën e brazilianit.

Lojtari ishte obliguar  të largohet nga skuadra, siç bën të ditur ai, pasi ai nuk kishte një dëshirë të tillë.

“Nuk doja të largohesha nga Inter, kurrë. Ndihesha si në shtëpinë time dhe mendoja se do të qëndroja gjithmonë aty. Nuk do të shkoja kurrë tek presidenti të kërkoja shkarkimin e trajnerit, nuk ishte stili im” ka zbuluar Ronaldo, transmeton lajmi.net.

“Gjithsesi, arritëm një pikë me Cuper ku unë nuk mund të bëja asgjë. Ai nuk më trajtonte mirë mua. Nuk e di nëse ‘Scudetto’ do të ndryshonte mendjen time” ka shtuar braziliani.

“Isha i bindur se Moratti do të shkarkonte Cuper, kështu që kur morra vesh se ai përkrahë trajnerin, u shokova. Moratti ishte si baba për mua. Ne arritëm në përfundim se ai relacion (me Cuper) ishte arritur nga gabimet e të dy neve” ka thënë ndër të tjerash fenomeni.

Moratti përfundoi duke shkarkuar Cuper në tetorin e vitit 2003, kurse karriera e Ronaldo tek Inter u pengua edhe nga dëmtimi në gju. Braziliani mbetet si një nga më të mirët, nëse jo më i miri që veshi fanellën e Inter. /Lajmi.net/