Befason Dybala: Për këtë arsye refuzova Barcelonën dhe Real Madridin
Paulo Dybala ka refuzuar tri klube të mëdha evropiane për të qëndruar te Juventusi.
Sport
Dybala i tha “jo” Barcelonës, Real Madridit dhe Bayernit të Munichut.
“Rinovimi ishte vendimi im. Juve s’ka asgjë më pak se Barcelona, Real Madridi apo Bayerni i Munichut. Fola me drejtuesit dhe iu tregova që jam i lumtur këtu dhe dua të qëndrojë”, deklaroi Dybala, përcjellë “Lajmi.net”.
Ai tutje foli edhe për gjendjen pas lëndimit ndaj Pescaras, ku u zëvendësua.
“Fatmirësisht kam stërvitur dhe me gjasë do të jem 100% i gatshëm për Barelonën”, shtoi Dybala. /Lajmi.net/
Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy