Befasohet Barcelona, zhvillime të reja Neymar – Real Madrid

"Sport" raporton për zhvillime të reja në lidhje me transferimin e Neymarit në Real Madrid.

Sport

16/08/2019 09:07

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka siguruar financa të reja për blerjen e yllit të Paris Saint-Germain Neymar.

E përditshmja sportive katalane “Sport” raporton se “Los Blancos” kanë siguruar një kredi për të financuar blerjen e reprezentuesit brazilian në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës, përcjell lajmi.net.

Real Madrid pritet të ofrojë rreth 120 milionë euro dhe dy futbollistë në shkëmbim për 27 vjeçarin.

Neymar kërkohet edhe nga Barcelona që po ashtu së fundmi ka negociuar me PSG-në në lidhje me rikthimin e brazilianit në Camp Nou. /Lajmi.net/