Befasi! Manchester City nis kontaktet me mesfushorin e Chelseat

Skuadra e Manchester Cityt është duke planifikuar një transferim befasi në afatin e transferimeve të verës. Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se kampioni i Premier League ka filluar kontaktet me futbollistin e Kombëtares së Kroacisë, Mateo Kovacic, shkruan Lajmi.net Kovacic është duke planifikuar largim nga “Stamford Bridge” gjatë afatit të verës edhe pse ka kontratë…

Sport

31/05/2023 19:02

Skuadra e Manchester Cityt është duke planifikuar një transferim befasi në afatin e transferimeve të verës.

Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se kampioni i Premier League ka filluar kontaktet me futbollistin e Kombëtares së Kroacisë, Mateo Kovacic, shkruan Lajmi.net

Kovacic është duke planifikuar largim nga “Stamford Bridge” gjatë afatit të verës edhe pse ka kontratë me Blutë e Londrës deri në vitin 2024.

Pep Guardiola është fans i lojtarit kroat dhe me shumë gjasa mund të ketë largime në pozitën e mesfushës edhe nga “Etihad” dhe Kovacic shihet si zëvendësues i Ilkay Gundogan.

29-vjeçari gjatë këtij sezoni me Chelsean zhvilloi 27 ndeshje në Premier League, shënoi një gol dhe bëri dy asiste.

Vlera e tij momentale sipas sajtit të “Transfermarkt” shkon deri në 40 milionë euro. Pothuajse e njëjta sa e bleu Chelea nga Real Madridi (35 milionë)./Lajmi.net/