Beckham promovon të brendshmet

David Beckham e mbylli karrierën e futbollistit dhe tash po merret me botën e modës. Ish futbollisti anglez së fundmi i ka promovuar të brendshmet disangjyrëshe për gamën e tij të fundit H&M. ‘Golden Boy’ i lansoi këto ‘bokserka’, që janë në emër të tij, të martën, ku 38 vjeçari i provoi në një dhomë…

ShowBiz

13/11/2013 07:00

David Beckham e mbylli karrierën e futbollistit dhe tash po merret me botën e modës. Ish futbollisti anglez së fundmi i ka promovuar të brendshmet disangjyrëshe për gamën e tij të fundit H&M.

‘Golden Boy’ i lansoi këto ‘bokserka’, që janë në emër të tij, të martën, ku 38 vjeçari i provoi në një dhomë veshjesh. Ndër të tjera, Beckham nuk do të ndalet me kaq. Ai do të zgjerohet edhe me veshje tjera si pizhamet, por edhe veshjet serioze, të cilat i vesh ai tash e një kohë.