Bebe Rexha i ka dy fjalë për Rita Orën
Që të dyja janë shqiptare dhe janë të njohura në gjithë botën.
ShowBiz
Por, krahas kësaj, Bebe Rexha dhe Rita Ora gëzojnë edhe një shoqëri të mirë, shkruan lajmi.net
Ka qenë Bebe ajo e cila në Instagram ka shpërndarë një video në të cilën është kënga ‘Anywhere’ e Rita Orës.
Përmes kësaj videoje, Bebe ka treguar se kënga e Ritës zë vendin e parë në Britani të Madhe, duke iu gëzuar kështu suksesit të saj.
Po ashtu, Bebe ka bërë thirrje në mbështetje të Ritës dhe në fund të shkrimit të videos ka lënë shkronjat AL që nënkupton ‘Albania’ duke treguar me krenari që janë shqiptare./Lajmi.net/