Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis Kallaçi performon i 13-ti me këngën “Nan”

Shqipëria do të ngjitet sonte në skenën e Eurovision Song Contest 2026, në garën më të madhe evropiane të muzikës. Këtë vit, Shqipëria përfaqësohet nga Alis Kallaçi me këngën “Nan”, ndërsa performanca shqiptare do të prezantohet e 13-ta në renditjen e natës. Media dhe platformat e specializuara të Eurovisionit e kanë renditur Shqipërinë në mesin…

ShowBiz

14/05/2026 09:40

Shqipëria do të ngjitet sonte në skenën e Eurovision Song Contest 2026, në garën më të madhe evropiane të muzikës.

Këtë vit, Shqipëria përfaqësohet nga Alis Kallaçi me këngën “Nan”, ndërsa performanca shqiptare do të prezantohet e 13-ta në renditjen e natës.

Media dhe platformat e specializuara të Eurovisionit e kanë renditur Shqipërinë në mesin e vendeve që mund të surprizojnë me votat dhe paraqitjen në skenë.

Ndërkohë, gjysmëfinalja e parë e zhvilluar të martën ka përcaktuar edhe 10 finalistët e parë të edicionit të sivjetmë.

Në finalen e madhe të 16 majit janë kualifikuar Greqia, Finlanda, Belgjika, Suedia, Moldavia, Izraeli, Serbia, Kroacia, Lituania dhe Polonia. /Lajmi.net/