Beats prezanton kufjet e para Wireless
Beats Electronics ka lansuar kufjet e reja të quajtura Powerbeats 2, kufjet e para Wireless.

Auto & Tek
Krijuesi i kufjeve të kualitetit të lartë Beats Electronics, i cili kohëve të fundit është blerë nga gjigandi i teknologjisë Apple për $3 miliardë, ka lansuar një produkt të ri të kufjeve.
Kufjet e quajtura PowerBeats 2 janë modeli i parë që kompania i ka bërë në versionin Wireless.
Kufjet e reja PowerBeats 2 me Wireless janë shumë të përshtatshme për njerëzit që dëshirojnë të kënaqen me dëgjimin e muzikës edhe gjatë punës apo ushtrimeve në palestër.
Kufjet janë shumë të lehta në peshë dhe janë të qëndrueshme ndaj ujit.
Me çmim $200, kufjet e reja PowerBeats 2 janë tashmë të gatshme për tu blerë online në ngjyrë të zezë, të bardhë dhe të kuqe.
Kufjet e reja do ta eleminojnë menjëherë nevojën e kabllos për të dëgjuar muzikë, e cila shpesh mund të jetë e mërzitshme pasi që ngatërrohet në makinat për ushtrime dhe nëpër duar.
Kufjet gjithashtu vijnë edhe në madhësi të ndryshme.