BBC mbron Rita Orën (Video)

BBC rrjeti më i njohur televiziv britanik, i del në mbrojtje këngëtares Rita Ora, pas kritikave të publikut anglez  gjatë spektaklit të “The Voice of UK’ të cilët thanë se ajo ka zbuluar më shumë se ç’duhet me dekoltenë e saj të hapur.

ShowBiz

08/01/2015 21:04

Pas shumë kritikave që iu bënë këngëtares Rita Ora, për dekolten e saj në ‘The Voice of Uk’, BBC i del në mbrojtje me një reagim, ku ka theksuar

“Ajo që shfaqet në ekran nuk është aspak një pamje e rëndomtë e gjoksit, por një dekolte e hapur dhe linja të mrekullueshme të Ritës”.

Rita Ora e cila është pjesëtare e jurisë në spektaklin “The Voice UK” kishte veshur një xhaketë të stilistit Ermanno Scervino, e cila nxirrte në pah format e saj perfekte, por kjo nuk është pritur mirë nga shumë shikues të cilët kanë dërguar rreth 400 mijë ankesa në redaksinë e BBC-së. Lajmi.net