Bayerni shfaq interesim për Wernerin

Gjiganti gjerman duket se po synon transferimin e Timo Werner.

Sport

24/07/2021 23:10

Sipas ‘Football Insider’, Bayerni ka shprehur interesim për transferimin e Werner gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Raportohet se drejtuesit e klubit gjerman tashmë kanë nisur bisedimet me Chelsean për një marrëveshje të mundshme.

Në anën tjetër “The Blues” mund të ofrojnë Wernerin në këmbim të Robert Lewandowskit, një ide që duket jo edhe aq e përshtatshme për ‘Bavarezët’.

Sulmuesi i Chelseas është lidhur që një kohë të gjatë me një largim nga Anglia, dhe vlera e tij në treg llogaritet të jetë rreth 65 milionë euro. /Lajmi.net/