Bayerni ndahet baras me Wolfsburgun

Bayern Munich dhe Wolfsburg kanë ndarë pikët në ndeshjen e xhiros 34 në Bundesligë.

Sport

14/05/2022 17:27

2:2 është rezultati final i ndeshjes në mes Bayern dhe Wolfsburg.

Fillimisht në avantazh prej dy golash ishin bavarezët, por që ekipi vendas arritën të barazonin rezultatin.

Serinë e golave e hapi Stanisic në minutën e 17` të ndeshjes për t`ia dhuruar epërsinë Bayernit.

Ishte ylli i ekipit, Robert Lewandowski që u shfaq në fushë si çdoherë në minutën e 40` dyfishoi epërsinë.

Në minutat e fundit të pjesës së parë, ishte Wind i cili ngushtoi rezultatin për 1:2.

Pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale të ekipit mysafirë.

Pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit.

Në minutën e 58` Kruse barazoi rezultatin në 2:2.

Kjo ishte ndeshje e fundit e këtij sezoni në Bundesligën gjermane.

Bayerni janë kampion, ndërsa Wolfsburg gjenden në vendin e 12 me 42 pikë.