Bayerni mposht Borussia Dortmund dhe shpallet kampion i Bundesligës

Bayern Munich ka arritur të marr fitore në ndeshjen e xhiros 31 në Bundesligë, ndaj rivalit të tyre më të madh Borussia Dortmund.

Sport

23/04/2022 20:24

Bayerni mposhti me rezultat 3:1 Borussia Dortmundin, kështu duke u shpallur kampion i Bundesligës.

Ishte ekipi bavarezë që dominoi plotësisht takimin, ashtu ndodhi edhe me gola.

Serinë e golave e hapi Serge Gnabry në minutën e 15, pas asistimit nga Leon Goretzka.

I njëjti shënoi edhe në minutën e 30`, por goli u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.

Ishte minuta e 34` kur në fushë u paraqit ylli i skuadrës, Robert Lewandowski dhe e dyfishoi epërsinë e Bavarezëve.

Pjesa e parë u mbyll me fitore 2:0 të ekipit vendas, shkruan lajmi.net.

Pjesa e dytë nisi mirë për mysafirët, kur nga pika e bardhë shënoi Emre Can, për të ngushtuar epërsinë, në 2:1.

Për golin dhe rezultatin final të ndeshjes u përkujdes Jamal Musiala, i cili shënoi në minutën e 83`.

Me këtë fitore, Bayerni çon në 15 pikë diferencën me vendin e dytë Borussia Dortmundin, ku edhe arrin të shpallet kampion i Bundesligas për të 10 herë me radhë, dhe për të 31 herë në histori të këtij kampionati./Lajmi.net/