Bayerni me super-transferim nga Barcelona
Sipas "Don Balon", Bayern Munchen ka shprehur interesim për portierin e katalunasve.

Sport
Marc-Andre Ter Stegen nuk e ka të sigurtë të ardhmen te Barcelona.
Sipas “Don Balon”, Bayern Munchen ka shprehur interesim për portierin e katalunasve, përcjellë “Lajmi.net”.
Kampionët e Bundesligës duan një zëvendësues për Manuel Neuer, i cili tash e sa kohë po vuan dëmtimet.
Bayerni shpreson të marrë Ter Stegen nga Barcelona për 100 milionë euro. /Lajmi.net/