Bayerni interesohet për Frenkie De Jong të Barcelonës
Bayern Munich e ka shprehur interesimin për mesfushorin e Barcelonës, Frenkie De Jong.

Sport
Raportimet e fundit thonë se lojtari është i pakënaqur me situatën që po kalon në “Camp Nou” dhe në verë pritet largimi i tij.
Sipas asaj që bën të ditur Sport, bavarezët do ta rivalizojnë Manchester Unitedin në garë për shërbimet e holandezit, transmeton lajmi.net.
Që prej ardhjes së Xavi Hernandezit në krye të skuadrës katalunase, De Jong nuk i ka gjetur hapësirat që kishte më parë në 11-shën startuese.
Gjatë këtij sezoni me Barcen ai ka luajtur në 28 ndeshje, ku ka realizuar tri gola dhe po aq asistime.
Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i tij në këtë verë. /Lajmi.net/