Bayern shpërblen Robbenin
Arjen Robben ka arritur marrëveshje me Bayern Munichun për vazhdimin e kontratës së tij në klub deri më 2017. Ylli holandez ishte i lidhur me gjigantin bavarez deri në verën e vitit 2015 por palët tashmë një kohë të gjatë kanë qenë në bisedime për vazhdimin e qëndrimit të tij në Allianz Arena. Robben së…
Sport
Arjen Robben ka arritur marrëveshje me Bayern Munichun për vazhdimin e kontratës së tij në klub deri më 2017.
Ylli holandez ishte i lidhur me gjigantin bavarez deri në verën e vitit 2015 por palët tashmë një kohë të gjatë kanë qenë në bisedime për vazhdimin e qëndrimit të tij në Allianz Arena.
Robben së fundmi u shpreh optimist për rinovimin e kontratës me Bayernin dhe tani pritet ta zyrtarizojë atë pas ndeshjes kundër Hannoverit në fundjavë në kuadër të Bundesligës.
“Kemi kemi arritur marrëveshje në parim. Tani është vetëm çështje kohe para zyrtarizimit të kontratës”, deklaroi Robben për AZ.
“Ka shumë gjëra që janë duke ndodhur tani, shumë ndeshje dhe udhëtime. Andaj, mund të ndodh që ta finalizojmë atë pas takimit kundër Hannoverit”.
30-vjeçari iu bashkua Bayernit nga Real Madrid në verën e vitit 2009 dhe është zhvilluar në një prej futbollistëve kryesor të kampionit të Evropës.
Ai ka shënuar shtatë gola në 16 paraqitje në Bundesligë deri më tani gjatë këtij sezoni.