Bayern Munich refuzon blerjen përfundimtare të Costas

Bayern Munich ka vendosur të mos vazhdojë rinovimin e kontratës së Douglas Costas.

Sport

30/03/2021 15:12

Braziliani u rikthye te klubi gjerman nga Juventusi në tetorin e kaluar, transmeton lajmi.net.

30-vjeçari që më herët kërkohej nga Manchester United, ka dështuar të impresionojë trajnerin e Bayernit, Hansi Flick.

Sipas Goal, kampioni momental i Ligës së Kampionëve ka vendosur të mos i vazhdojë huazimin apo blerjen përfundimtare.

Nga ana tjetër, as Juventus nuk e sheh në projektin e Pirlos dhe pritet që në edicionin tjetër të rikthehet në Brazil.

Klubi brazilian Gremio gjithashtu beson të nënshkruajë me lojtarin, edhe pse nuk do jetë aq e lehtë./Lajmi.net/