Bayern Munich nuk është i interesuar për Wijnaldum

Bayern Munich nuk konsideron transferimin e mesfushorit të Liverpoolit, Gini Wijnaldum.

Sport

12/04/2021 23:19

Holandezi pritet të largohet nga “Anfield” pasi t’i skadojë kontrata gjatë verës dhe kalimi te Barcelona, aty ku do ribashkohet me Ronald Koeman shihet si mjaftë i mundshëm, përcjellë lajmi.net.

Trajneri i “Reds”, Jurgen Klopp disa herë ka bërë publike dëshirën që Wijnaldum të rinovojë kontratën.

Sidoqoftë, nuk ka pasur ndonjë avancim në bisedimet për rinovim dhe 30-vjeçari është i hapur për kalimin në Kataluni.

Bayern thuhet se ishte i interesuar për Wijnaldum, por Diario AS, raporton se gjiganti gjerman nuk konsideron ta bëjë realitet këtë lëvizje.

Problemi kryesor për Barcelonën do jetë të paguajë pagat e lojtarit, ngase pandemia e COVID-19 ka ndikuar tejet negativisht në financat./Lajmi.net/