Bayern Munich me përmbysje triumfon ndaj Greuther Furth

Sport

20/02/2022 17:23

Bayern Munich me shumë vështirësi ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Greuther Furth, në kuadër të xhiros së 23-të, në Bundesliga.

“Bavarezzët” fituan me përmbysje nga rezultati 0 – 1 në 4 – 1, shkruan lajmi.net.

Mysafirët gjetën golin fillimisht përmes Hrgota, që shënoi dy minuta pa përfunduar pjesa e parë (43′).

Ndërkohë, 45-minutëshi i dytë ishte më i mirë për Bayernin, që barazuan menjëherë rezultatin përmes Robert Lewandowski (47′).

Kurse, ishte autogoli i Griesbeck që vendosi gjigantin gjerman (61′) për herë të parë në takim në epërsi.

Bayern nuk u ndal dhe gjeti sërish golin përmes Lewandowskit, që shënoi sërish pas një asistimi të Sules (82′).

Krejt në fund, ishte Choupo-Moting që vulosi fitoren e Bayernit me një goditje të shkëlqyer (90+1′).

Me këtë fitore, Bayern Munich rrit distancën në nëntë pikë nga pozita e dytë, që i takon Dortmundit, derisa Furth qëndron në fund me 13 sosh./Lajmi.net/