Bayern Munich fiton edhe Superkupën e Gjermanisë
Bayern Munich ka fituar Superkupën e Gjermanisë për sezonin 2019/2020, duke e mundur Borussia Dortmundin 3:2, në një finale shumë dramatike, të zhvilluar të mërkurën mbrëma.
Sport
Pjesa e parë ishte më e mirë për Bayern Munich, që fillimisht në minutën e 18’, kaloi në epërsi 0-1, kur shënoi me anë të Corentin Tolisso, shkruan lajmi.net.
Thomas Muller në minutën e 32’, dyfishoi epërsinë në 0-2.
Në minutën e 39’, erdhi sinjali i parë nga Dortmund, që nëpërmjet Julian Brandt, ngushtoi epërsinë në 1:2.
Në dhjetë minutat e parë të pjesës së dytë, Dortmun barazoi rezultatin në 2:2, duke shënuar përmes Erling Haaland.
Përkundër kthimit në lojë të Dortmund, Bayern Munich ia doli të fitojë këtë finale, me Joshua Kimmich që vendosi rezultatin përfundimtar 3:2, duke shënuar në minutën e 82’.
Është hera e tetë që Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë./Lajmi.net/