Bayern me përforcim 40 milionësh nga La Liga

Bayern Munich po mendojnë të zëvendësojnë Renato Sanchesin me mesfushorin 22 vjeçar të Espanyol, Marc Roca.

Sport

23/08/2019 20:29

Mesfushori portugez Renato Sanches, po kërkon largimin nga kampionët e Bundesligës, shkaku i minutave të paktë që ka në dispozicion nga trajneri Niko Kovaç.

‘Bavarezët’ janë hedhur menjëherë në sulm për zëvendësueisne  tij, dhe duken të gatshëm të paguajnë klauzolën e Roca, që kushton 40 milionë euro.

Roca do të ishte nënshkrimi i shtatë i Bayern Munich këtë verë, pas transferimeve të Benjamin Pavard, Lucas Hernandez, Jan-Fiete Arp, Ivan Perisic, Philippe Coutinho dhe Mickael Cuisance./Lajmi.net/