Bayern lë të hapur mundësinë për transferimin e Sane, në merkaton e janarit

Me merkaton e janarit që po afron, Leroy Sane është rikthyer në qendër të vëmendjes.

Sport

21/12/2019 16:04

Ylli gjerman i cili aktualisht luan me Manchester City, e që së fundmi ka vuajtur nga një lëndim, është rikthyer në spekulimet që e lidhin me Bayern Munich.

Bayern synoi transferimin e tij gjatë verës, por një marrëveshje nuk u arrit. Gjithsesi, drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic ka bërë të ditur se çdo derë është e hapur.

“Nuk është mirë të flasim për lojtarët e skuadrave tjera” ka thënë fillimisht Salihamidzic, transmeton lajmi.net.

“Ne do të lëmë të gjitha opsionet e hapura për ne, në merkaton e janarit, por nuk mendoj se do të ndodhin shumë gjëra” shtoi tutje drejtori sportiv i Bayern.

Kujtojmë se Sane kishte pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Liverpool, në finalen e ‘Community Shield’, para fillimit të sezonit në Premierligë. /Lajmi.net/