Bayern identifikon zëvendësuesin e Sule – nxehet gara për Rudiger

Bayern Munich kanë identifikuar zëvendësuesin e Niklas Sule.

Sport

08/02/2022 08:17

Gjatë ditës së djeshme, skuadra e Borussia Dortmund njoftoi për një marrëveshje me Niklas Sule.

Mbrojtësi gjerman ka nënshkruar kontratë me Dortmund, për sezonin 2022/23. Kësisoj, Bayern janë vënë në kërkim të një mbrojtësi.

Raportime të ‘Fichajes’ bëjnë të ditur se bavarezët duan nënshkrimin e Antonio Rudiger të Chelsea, përcjell lajmi.net.

Alternativa të tjera për mbrojtjen e Bayern janë edhe Matthias Ginter nga Gladbach dhe Stefan de Vrij i Interit.

Kujtojmë se Rudiger kërkohet me ngulm nga disa skuadra, përfshirë skuadrën e tij aktuale Chelsea që synon rinovimin e kontratës së tij. /Lajmi.net/