Bayern i kërkon falje Man Cityt për publikimin e fotografive të Leroy Sane

Pak më parë është 'zyrtarizuar' transferimi i Leroy Sane te Bayern Munich.

Sport

02/07/2020 22:48

Leroy Sane është parë sot në qytetin e Mynihut, ku do të kryente testet mjekësore dhe pritej zyrtarizimi i tij.

Por, një gjë e tillë nuk erdhi, derisa veproi faqja arabe e Bayern, transmeton lajmi.net.

Atje u publikuan disa fotografi të Sane tek vinte firmën e tij mbi kontratën me Bayern.

Një gjë e tillë duket të mos ketë qenë në marrëveshje, pasi raportimet e fundit thonë se Bayerni ka nisur një kërkim falje për ‘Citizens’.

Të gjithë kanë konfirmuar se transferimi është kryer, por Bayern nuk ka diçka në faqen zyrtare, pasi duhet respektuar koha e caktuar. /Lajmi.net/