Bayern humb Robbenin
Bayern Munich do të jetë pa mesfushorin Arjen Robben në vazhdim të vitit për shkak të një lëndimi të yllit holandez. Robben shënoi golin e parë të fitores 2:0 ndaj Augsburgut të mërkurën mbrëma në Kupën e Gjermanisë por u desh të largohet nga fusha pas vetëm 16 minutash lojë kur pësoi dëmtim pas ndërhyrjes…

Sport
Bayern Munich do të jetë pa mesfushorin Arjen Robben në vazhdim të vitit për shkak të një lëndimi të yllit holandez.
Robben shënoi golin e parë të fitores 2:0 ndaj Augsburgut të mërkurën mbrëma në Kupën e Gjermanisë por u desh të largohet nga fusha pas vetëm 16 minutash lojë kur pësoi dëmtim pas ndërhyrjes nga Marwin Hitz.
Kampioni i Bundesligës fillimisht shpresoi se bëhet fjalë për lëndim të natyrës së lehtë, por babai i 29-vjeçarit, njëkohësisht menaxheri i tij ka njoftuar se Robben do të mungojë në vazhdim të vitit.
“Ai nuk do të luajë më para pushimit dimëror”, deklaroi Hans Robben për NOS. Robben – i cili ka shënuar 13 gola në 20 paraqitje për Bayernin këtë edicion – ka shprehur dëshpërimin e tij pas lëndimit.
“Pa dyshim se jam i dëshpëruar. Isha në formë të mirë, por do të kthehem dhe do të vazhdojë të realizojë gola”, deklaroi ai.
Bayern ka konfirmuar se Robben do të mungojë për gjashtë javë, lajm i keq për klubin, por i mirë për yllin kosovar Xherdan Shaqiri i cili është shumë pranë rikthimit nga dëmtimi dhe mund ta zë vendin e holandezit në formacionin bazë.