Rasti i Banjskës, prokurori Abazi: Nuk ishte i izoluar, kishte qëllim terrorist

Prokurori Naim Abazi, ka dhënë sot fjalën përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj tre të akuzuarve në rastin Banjska, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq. Abazi tha se rasti në fjalë nuk është i izoluar, por është një organizim i mirëfillt kriminal. “Sulmi ndaj Policisë së Kosovës, gazetarëve dhe institucioneve shtetërore, vendosjen e barikadave dhe…

Lajme

15/04/2026 10:16

Prokurori Naim Abazi, ka dhënë sot fjalën përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj tre të akuzuarve në rastin Banjska, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Abazi tha se rasti në fjalë nuk është i izoluar, por është një organizim i mirëfillt kriminal.

“Sulmi ndaj Policisë së Kosovës, gazetarëve dhe institucioneve shtetërore, vendosjen e barikadave dhe përdorimin e mjeteve shpërthyese në këtë vend. Gjithashtu edhe sulmin ndaj KFOR-it. Këto nuk janë ngjarje të rastësishme. Armët, telefonat dhe pajisjet e sekuestruara në vendin e ngjarjes i përkisnin grupit të organizuar dhe dëshmojnë qartë se ky grup është përgatitur ushtarakisht…”, tha Abazi.

Ai tregoi edhe qëllimin që kishte ky sulm.

“Me qëllim terrorist dhe me synim të cënimit të rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, deklaroi Abazi gjatë seancës.

Ai shtoi se organizimet e këtij grupi kriminal datojnë edhe më herët se data 24 shtator 2023.

Prokurori, fjalën përfundimtare e shoqëroi edhe me video të grupit kriminal ku në mesin e tyre shihet edhe kryeterroristi serb, Millan Radoiçiq.