​Kërkohet luftimi i dezinformimit, Konjufca: Vijnë më shumë nga Serbia dhe Rusia

Përpjekje gjithëpërfshirëse për luftimin e dezinformimit u kërkua të mërkurën në konferencën “Demokracitë rezistente në epokën e informacionit”. Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, tha se dezinformatat për Kosovën vijnë më shumë nga Rusia dhe Serbia. “Po punojmë për të forcuar komunikimin ndërinstitucional dhe mbështesim një mjedis ku informacioni është…

Lajme

15/04/2026 10:24

Përpjekje gjithëpërfshirëse për luftimin e dezinformimit u kërkua të mërkurën në konferencën “Demokracitë rezistente në epokën e informacionit”.

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, tha se dezinformatat për Kosovën vijnë më shumë nga Rusia dhe Serbia.

“Po punojmë për të forcuar komunikimin ndërinstitucional dhe mbështesim një mjedis ku informacioni është i saktë”, tha ai.

Nevojën për luftim të dezinformatave e theksoi edhe ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Eavamari Laaksonen.