Batshuay s’arrin të transferohet te Nottingham Foresti – Chelsea vonohet në dorëzim të dokumenteve
Michu Batshuay nuk ka arritur ta finalizojë transferimin e tij te skuadra e Nottingam Forestit. Lojtari kishte marrëveshje me klubin, mirëpo gjithçka u pengua në fund, transmeton lajmi.net. Belgu ia pa sherrin skuadrës së tij, Chelseas, të cilët u vonuan në dorëzimin e dokumentacionit për lojtarin. Angazhimet që londinezët patën në ditën e fundit të…
Sport
Michu Batshuay nuk ka arritur ta finalizojë transferimin e tij te skuadra e Nottingam Forestit.
Lojtari kishte marrëveshje me klubin, mirëpo gjithçka u pengua në fund, transmeton lajmi.net.
Belgu ia pa sherrin skuadrës së tij, Chelseas, të cilët u vonuan në dorëzimin e dokumentacionit për lojtarin.
Angazhimet që londinezët patën në ditën e fundit të merkatos bënë që të mbesin prapa proceduralisht në lidhje me këtë lëvizje.
Lojtari pati një sërë huazimesh së fundi, duke mos gjetur asnjëherë vend te “Blutë” që nuk llogarisin në shërbimet e tij. /Lajmi.net/