Bastisje në tri lokacione në veri: Sekuestrohen armë, municion e uniforma ushtarake me emblema të Serbisë

Drejtoria e Policisë së Kosovës në veri, ka pranuar informacione se në tri lokacione mund të ketë armë, municion dhe mjete tjera ilegale. Ata kanë kryer kontrolle në tri lokacione. Në një shtëpi të pabanuar në fshatin Jagnjenic të Zubin Potokut, kanë gjetur dhe sekuestruar 95 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe 1 emblemë e…

Lajme

17/02/2026 17:12

Drejtoria e Policisë së Kosovës në veri, ka pranuar informacione se në tri lokacione mund të ketë armë, municion dhe mjete tjera ilegale.

Ata kanë kryer kontrolle në tri lokacione.

Në një shtëpi të pabanuar në fshatin Jagnjenic të Zubin Potokut, kanë gjetur dhe sekuestruar 95 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe 1 emblemë e disa spaleta të Policisë së Serbisë.

Në një hambar të një shtëpie të pabanuar në fshatin Zhitkovc të Zveçanit, kanë gjetur dge sekuestruar:
– 1 armë AK-47;
– 1 granatë dore M-57, prodhim jugosllav;
– 3 karikatorë të zbrazët të AK-47;
– 85 fishekë të kalibrit 7.9 mm;
– 2 uniforma ushtarake me emblema të Serbisë;
– 60 fishekë të armës AK-47.

Në një shtëpi të pabanuar në fshatin Varage të Zubin Potokut, kanë gjetur dhe sekuestruar 1 grantë dore dhe 50 fishekë të kalibrit 7,62mm.

“Në vendin e ngjarjes, në rastin II dhe III, kanë dalë edhe njësitë për trajtimin e mjeteve eksplozive (EOD), të cilat kanë tërhequr mjetet eksplozive në mënyrë të kontrolluar. Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Lidhur me këto raste, nuk ka persona të arrestuar. Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të vazhdojnë të ndajnë informacione që ndihmojnë policinë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Çdo informacion mund të raportohet në numrin 192”, ka thënë për lajmi.net, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani. /Lajmi.net/

.