Bastisen tre lokacione në Lipjan, konfiskohen armë dhe arrestohen dy persona të dyshuar

Policia e Kosovës ka ekzekutuar një aksion në dyshime për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Gjatë aksionit, policia ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të armëve. Ndërsa aksioni u krye në tri lokacione në Komunën e Lipjanit, raporton lajmi.net. Njoftimi i plotë: Prishtinë, 24 korrik 2024– Prokuroria Themelore në…

Lajme

24/07/2024 11:04

Policia e Kosovës ka ekzekutuar një aksion në dyshime për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjatë aksionit, policia ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të armëve.

Ndërsa aksioni u krye në tri lokacione në Komunën e Lipjanit, raporton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 24 korrik 2024– Prokuroria Themelore në Prishtinë, iu njofton se si rezultat i veprimeve hetimore të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe gjykatën kompetente, nga bastisja e realizuar sot, në tri (3) lokacione, në Komunën e Lipjanit, janë gjetur e sekuestruar:

1 AK-47 me 10 fishekë;

Karikatorë;

1 Pushkë e gjatë gjysmë-automatike;

1 Pistoletë -Zoraki  (me gaz);

1 Pushkë e gjatë automatike.

Personat me inicialet H.A. dhe K.K., me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, sipas KPRK-së, derisa ndaj të njëjtëve do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore. /Lajmi.net/