Bashkëpunimi i fundit nga PSG dhe Jordan sjell fanellën e katërt të klubit parisien

PSG kanë vazhduar bashkëpunimin e tyre me kompaninë e njohur Jordan, duke sjell në treg edhe fanellën e tyre të katërt.

Sport

29/01/2021 12:26

Kjo fanellë është e dominuar nga ngjyra e rozë dhe vjollcë, e inspiruar nga atletet e Michael Jordan të cilat i përdori gjatë sezonit 1987/88, kur edhe fitoi për të pestën herë çmimin e lojtarit më të mirë.

Një dizajn i gjallë për t’iu përshtatur futbollit të gjallë të prodhuar nga Les Parisiens, kjo fanellë e katërt e PSG ofron një pamje që do të shijohet nga tifozët e klubit, si dhe njerëzit që merren me dizajn dhe modë në të gjithë botën.

“Dizajni i tij ka origjinën nga mjegullnaja në hapësirë, ku lindin yje dhe lidhen me filozofinë e PSG-së për krijimin e yjeve nëpër epoka”, këtë e thotë brendi i kompanisë Jordan./Lajmi.net/