Bashkëlojtarët ia bëjnë ‘korridorin e nderit’ Agueros

Pak para se të niste ndeshja Manchester City - Everton, bashkëlojtarët ia kanë bërë 'korridorin e nderit' sulmuesit Sergio Aguero.

Sport

23/05/2021 17:51

Argjentinasi pas një dekadë do largohet nga “Etihad” si golashënuesi numër një në histori, transmeton lajmi.net.

Në ndeshjen e fundit, pavarësisht se është në stol, bashkëlojtarët i kanë bërë ‘korridorin e nderit’.

Ndërkohë, 32-vjeçari thuhet se ka arritur marrëveshje me Barcelonën për dy vitet e ardhshme./Lajmi.net/