Bashkëlojtarët dhe kreu i FFK-së e vizitojnë futbollistin e lënduar të Gjilanit

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka shkuar në vizitë te lojtari i lënduar rëndë i SC Gjilanit, Oltion Bilalli. Në vizitë te Bilalli janë edhe bashkëlojtarët e tij. Oltion Bilalli u lëndua në ndeshjen e sotme ndaj Malishevës, duke u larguar nga fusha me autoambulancë. Ai u dërgua fillimisht në…

Sport

06/05/2025 20:59

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka shkuar në vizitë te lojtari i lënduar rëndë i SC Gjilanit, Oltion Bilalli.

Në vizitë te Bilalli janë edhe bashkëlojtarët e tij.

Oltion Bilalli u lëndua në ndeshjen e sotme ndaj Malishevës, duke u larguar nga fusha me autoambulancë.

Ai u dërgua fillimisht në Spitalin e Gjilanit, për t’u transferuar në QKUK në Qendrën Emergjente.

Sipas drejtorit të Gjilanit, Bilalli ka gjakderdhje të brendshme në kokë, por jeta e tij mbetet jashtë rrezikut, edhe pse situata është mjaftë e rëndë.