Bashkë me miq e artistë, Veliaj bën hapjen e sezonit turistik në qytete shqiptare

Erion Veliaj mblodhi artistët për të bërë hapjen e sezonit turistik.

ShowBiz

11/06/2021 19:16

Kreu i Tiranës, Erion Veliaj priti në takim disa prej fytyrave publike më të njohura në vend, shkruan lajmi.net.

Bashkë me ta dhe disa miq të tij, Veliaj, ka bërë dje hapjen e sezonit turistik për qytetet shqiptare të rajonit.

Ai ka ndarë në rrjete sociale disa fotografi, me të cilat tregoi se pjesëmarrës ishin Sabri Fejzullahu, Elita 5, Orinda Huta, Emina Çunmulaj, Eni Çobani, e shumë të tjerë.

“Bashkë me shumë miq të mirë ?? e artistë, çelëm dje sezonin turistik për qytetet shqiptare të rajonit. ❤️

Faleminderit ?? të gjithë atyre që do na japin një dorë për ta kthyer këtë verë në një eksperiencë fantastike për #Tiranaështëhapur”, shkruan ai.

Në mesin e komenteve, nuk mungoi as ai i Sabri Fejzullahut, i cili i shkruan “Falemnderit per bukurit qe me menagjimin e dashnin tuaj , po ja dhuroni Tiranes.Respekt z . Veliaj”. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)