Basha i bën thirrje prokurorisë: Nisni hetim, po dhunohet fjala e lirë
Lulëzim Basha nëpërmjet një deklarate i ka bërë thirrje prokurorisë që të nisë hetimin për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria, për shkak se disa portale dhe faqe Facebook-u janë mbyllur kohët e fundit.
Lajme
Basha e ka quajtur këtë gjë si kriminale.
“Të shfrytëzosh këtë fatkeqësi për të mbyllur portale, faqe fb e rrjete të tjera sociale dhe të kërcënosh gazetarët nga mëngjesi në darkë vetëm pse janë kritikë me qeverinë dhe sjellin zërin e qytetarëve të lënë në harresë dhe pa asnjë ndihmë, është kriminale. Kjo është mënyra për të mbytur zërin e qytetarëve dhe të vërtetës që vjen përmes medias dhe portaleve të ndryshme. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria. Me Kushtetutë dhe ligj kjo përbën një krim të rëndë që duhet ndëshkuar”. /tch