Barzagli: Puna si trajner është stresuese, lojtarët nuk më marrin seriozisht

Andrea Barzagli ka zbuluar detaje nga ajo se si është të bësh punën e trajnerit.

Sport

02/04/2020 23:20

Ish mbrojtësi i Juventus, tashmë i aktivizuar në stafin e trajnerëve të po kësaj skuadre, ka thënë se puna si trajner është shumë stresuese.

Tutje, ai ka shtuar se shpesh herë lojtarët nuk e marrin seriozisht, pasi me shumicën prej tyre ishte shok skuadre.

“Unë kalova muajin e parë duke dëgjuar, shikuar dhe mësuar, pasi të gjitha ishin të reja për mua”, ka thënë Barzagli për punën e trajnerit, transmeton lajmi.net.

“Është qejf të jesh në stafin teknik, por duhet të jetë shumë stresuese të jesh kryetrajneri. Për tani, nuk kam vendosur akoma se çfarë do të bëj në të ardhmen, por më pëlqen ideja të mbetem te Juventus”, ka shtuar ish mbrojtësi.

“Chiellini është i vetmi që akoma më drejtohet si Barzaglione, por ja lejoj këtë. Leo Bonucci më drejtohet si ‘Mister’, me një qeshje në fytyrë”, ka zbuluar Barzagli, duke lënë të kuptohet se disa nga shokët që i kishte në skuadër nuk mund ta trajtojnë krejtësisht seriozisht.

Barzagli bënte një karrierë mjaft të mirë te Juventus, ku pikërisht me Bonucci e Chiellini përbënin një prej tresheve më të mira të mbrojtjeve në Evropë. /Lajmi.net/