Barzagli: Guardiola mund të bëhet trajner i Juventusit
Ish mbrojtësi i Juventusit, Andrea Barzagli, ka komentuar situatën e re te kampionët e Italisë.
Sport
Juventus janë në kërkim të një trajneri të ri, pas largimit të Massimiliano Allegrit këtë verë.
Shumë emra janë përmendur për të pasuar Allegrin te Juventus, përfshirë Pep Guardiolan dhe Maurizio Sarrin.
Për këtë të fundit, tashmë ka raportime se është arritur një marrëveshje, e cila ende nuk është konfirmuar.
“Njerëzit mendojnë që do të emërohet Sarri, por një vendim ende nuk është marrë, dhe atje ka shumë emra që janë duke u përfolur”, ka deklaruar Barzagli, përcjell ‘lajmi.net’.
“Nuk e di se çfarë situate është te Juventus, por kam dëgjuar Guardiolan dhe është mirë për të ëndërruar. Pas së gjithash, askush nuk besonte as vitin e kaluar kur Ronaldo erdhi, por ëndrrat u bënë realitet. Mbetet të shihet kur klubi të bëjë njoftimin”.
“Allegri ka punuar nën presion përgjatë këtyre pesë viteve dhe është kritikuar shumë, por ai bëri punë të mirë dhe vazhdojë stilin fitues të nisur nga Conte”./Lajmi.net/