Barroso krahason Skocinë me Kosovën

Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, mendon se nëse Skocia pavarësohet nga Mbretëria e Bashkuar, ajo do të duhet të aplikojë për anëtarësim në BE, njësoj si edhe Kosova dhe kushdo tjetër. Për politikanët skocezë, ky është krahasim i gabuar.

Lajme

16/02/2014 13:16

Do të dukej e pamundur për Skocinë që të anëtarësohet në Bashkimin Europian, nëse ky shtet shpall pavarësinë e saj, kanë paralajmëruar zyrtarët e lartë të BE’së.

Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, ka thënë se “do të ishte shumë e vështirë, ose edhe e pamundur”, që Skocia të arrinte një marrëveshje me shtetet e BE’së që t’i bashkëngjitej bllokut.

Skocia është e gatshme që të hyjë në procesin e gjatë të anëtarësimit në BE dhe mendon se mund t’i përmbushë të gjitha kriteret për 18 muaj.

Por Barroso, puna e të cilit është t’i mbrojë traktatet e BE’së, ka thënë se një Skoci e pavarur duhet të aplikojë për BE, njësoj sikur çdo shtet tjetër, dhe është shumë e mundshme që pastaj prej 28 shteteve anëtare të BE’së, dikush mund të kundërshtojë.

Spanja- e cila ka frikë prej dëshirës së shprehur të Katalonisë që të pavarësohet- ka bllokuar anëtarësimin e Kosovës, një shteti të ri të pavarur, thotë Barroso.

“Në rast se formohet një shtet i ri, ose një shtet i ri dëshiron që të anëtarësohet, ata duhen që të aplikojnë dhe – kjo është shumë e rëndësishme- aplikimi dhe anëtarësimi në BE duhet të aprovohet nga të gjitha shtetet anëtare”.

“Është jashtëzakonisht e vështirë që të marrësh aprovimin e të gjitha shteteve, që një shtet i ri të anëtarësohet në BE”.

“Ne kemi parë, për shembull, që Spanja madje ka kundërshtuar që ta njoh pavarësinë e Kosovës. Kjo është në një farë forme një rast i ngjashëm, sepse ajo është një shtet i ri dhe kështu unë besoj se do të jetë jashtëzakonisht e vështirë, nëse jo e pamundur”, ka thënë Barroso.

Barroso ka insistuar se ai nuk dëshiron që të ndikojë në votim, sepse kjo gjë i takon popullit britanik dhe skocez.

Qeveria e Mbretërisë së Madhe ka bërë fushatë duke kundërshtuar pretendimet e shkëputjes së Skocisë sepse sipas tyre Skocia do të “përjashtohej” nga anëtarësimi në BE.

Sekretari i financave në Qeverinë në Skoci, John Sëinney, tha se Barroso do të bëntë “një krahasim të gabueshëm” nëse krahason Skocinë dhe Kosovën sepse Traktatet e BE’së, tashmë janë të aplikuara në Skoci.