Barella ndjek rrugën e Martinezit, do të rinovojë kontratën me Interin

Mesfushori italian do të mbetet edhe më tutje pjesë e 'Nerazzurëve'.

Sport

28/10/2021 23:46

Nicolo Barella ka kontratë aktuale me Interin të vlefshme deri në qershor të vitit 2024, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, tashmë futbollisti ka arritur marrëveshje me klubin për zgjatjen e kontratës.

Sipas mediave italiane, Barella do të nënshkruajë kontratën e re javën e ardhshme.

Ai do të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçare, ku do të ketë edhe rritje të konsiderushme të pagës falë paraqitjeve të mira këtë edicion.

Mesfushori llogaritet si futbollit kyç te ‘zikaltërtit’ dhe pritet të merr shiritin e kapitenit edicionin e ardhshëm. /Lajmi.net/