​NISMA prezanton aderimin më të ri në këtë parti

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka prezantuar aderimin e Flamur Vojvodës në këtë parti. Në një konferencë për media, Limaj derisa i ka uruar mirëseardhje, konsideron se ky është një lajm i mirë edhe për votuesit e aktivistët e kësaj partie. “Sot, ne NISMA jemi jashtëzakonisht të nderuar e të kënaqur, dhe në emër…

Lajme

02/10/2024 16:15

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka prezantuar aderimin e Flamur Vojvodës në këtë parti.

Në një konferencë për media, Limaj derisa i ka uruar mirëseardhje, konsideron se ky është një lajm i mirë edhe për votuesit e aktivistët e kësaj partie.

“Sot, ne NISMA jemi jashtëzakonisht të nderuar e të kënaqur, dhe në emër të gjithë NISMA, aktivistëve, po e shfrytëzoj rastin t’i dëshirojmë mirëseardhje një personaliteti, intelektuali, djali që me angazhimin e tij si në jetën profesionale dhe jetën publike ka dhënë një kontribut të çmuar e të jashtëzakonshëm në profesionin e tij, doktorit të nderuar Flamur Vojvodës, stomatolog, aktivistit i hershëm studentor. Përveç ndjekjes së ëndrrës së tij profesionale, ka vazhduar ose punuar në ndjekjen e ëndrrës për të bërë një Kosovë më të mirë, për t’u aktivizuar rinia e Kosovës, për të qenë aktivë në jetën publike. Unë besoj që është një lajm i mire, i jashtëzakonshëm edhe për votuesit e aktivistët tanë”, tha Limaj.

Ndërsa, Flamur Vojvoda ka thënë se tash e tutje bashkërisht do të punojnë për një Kosovë më të mirë.

“Duke i besuar kontributit të madh të kryetarit Limaj, i bashkohem vizionit dhe ambicieve për një Kosovë më të mirë, duke pasur parasysh gjendjen aktuale në vendin tonë ku jetojmë, duke marrë përgjegjësi si profesionist, familjar, prind e kam parë të rrugës t’i bashkohem kësaj familje politike dhe të punojmë sa më shumë tash e tutje për një Kosovë më të mirë, për neve dhe pasardhësit tanë”, tha Vojvoda.

Ndërkaq, anëtarja në këtë parti, Xhevahire Izmaku ka vlerësuar se Flamur Vojvoda do të jetë vlerë e shtuar intelektuale për politikë-bërjen e Kosovës.

“Ka vite që bashkëpunoj me Flamurin dhe sinqerisht do të jetë vlerë e shtuar intelektuale për mbarë politikë-bërjen e Kosovës. Pres shumë që duke njohur kapacitetet dhe motivin e pastër, por edhe përkushtimin profesional të Flamurit. Do të përfitojë politika kosovare në përgjithësi”, tha Izmaku.