Marrëdhëniet Kosovë-Poloni, Kurti takon Gawkowski

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri i Polonisë Krzysztof Gawkowski gjatë një takimi sot në Varshavë diskutuan për marrëdhëniet ndërshtetërore dhe potencialin që sektori i teknologjisë paraqet për thellimin e tyre dhe përfitimin e dyanshëm. Me këtë rast, kryeministri Kurti ndau me zëvendëskryeministrin Gawkowski përparësitë që Kosova ofron në këtë sektor dhe ofertën që…

Lajme

02/10/2024 15:59

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri i Polonisë Krzysztof Gawkowski gjatë një takimi sot në Varshavë diskutuan për marrëdhëniet ndërshtetërore dhe potencialin që sektori i teknologjisë paraqet për thellimin e tyre dhe përfitimin e dyanshëm.

Me këtë rast, kryeministri Kurti ndau me zëvendëskryeministrin Gawkowski përparësitë që Kosova ofron në këtë sektor dhe ofertën që paraqet për kompanitë dhe investitorë nga Polonia.

Gjatë takimit u theksua vullneti për të bashkëpunuar në fushën e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike. Zëvendëskryeministri Gawkowski e përgëzoi Kosovën për vëmendjen dhe investimet në këto dy fusha.

Kurti dhe Gawkowski diskutuan edhe për përgatitjet dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve gjatë Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian në pjesën e parë të vitit 2025.