Bardhi tregon sa persona u vaksionuan deri me tani

Më shumë se 56 mijë qytetarë kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, deri në mesditën e së shtunës.

Lajme

22/05/2021 12:42

Në qendrën e vaksinimit në Prishtinë, mbi 150 persona janë imunizuar me vaksinën “Astra Zeneca”. Ndërkohë që në gjithë Kosovën të shtunën janë vaksinuar më shumë se 300 persona.

Kështu ka bërë të ditur koordinatori i qendrës së vaksinimit, Niman Bardhi i cili shtoi se ka një numër të qytetarëve të cilët janë në pritje të vaksinimit.

Përderisa sipas tij, në gjithë vendin që nga fillimi i vaksinimit, atë e kanë marrë mbi 56 mijë persona.

Ai u shpreh se janë të gatshëm që të kryejnë vaksinimin edhe nëse vijë kontingjentet të tjera të vaksinën anti-Covid.

“Aktualisht në sallën 1 tetori janë mbi 150 persona të vaksinuar përderisa kemi një numër tjetër të qytetarëve që janë në pritje të vaksinimit. Ndërsa nëse flasim në nivel vendi kanë kaluar shifrën mbi 300 të vaksinuar ndërsa nga totali kemi mbi 56 e 500 persona të vaksinuar. Kjo është gjendja aktuale që kemi. Kur të na vijnë të gjitha dozat dhe e bëjmë imunizimin e gjithë popullatës”, tha ai.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 2 816 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 58 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 107 178 raste nga 585 613 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2 239 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 156 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101 099 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 840./Lajmi.net/