Barcelona zbulon të ardhmen e Coutinho?

Skuadra e Barcelonës duket se ka dhënë shenjat e para lidhur me të ardhmen e Philippe Coutinho.

Sport

15/07/2019 11:15

E ardhmja e yllit brazilian të futbollit është vënë në pikëpyetje të madhe pas arritjes së Antoine Griezmann në ‘Camp Nou’, por edhe më shumë pas interesimit të Barcelonës për Neymar.

Emri i Coutinho lidhet ngushtë me një rikthim të mundshëm në ‘Anfield’, por Barcelona duket se nuk do ta lëshoj lojtarin gjatë kësaj vere.

Shenjat e para se lojtari nuk do të largohet nga skuadra janë zbuluar dje, kur Griezmann është prezantuar me numrin 17, duke u nënkuptuar se Coutinho nuk do ta humb numrin 7, transmeton lajmi.net.

Gjatë javës së kaluar, ishte agjenti i lojtarit ai që kishte thënë se klienti i tij nuk do të largohet nga ‘Camp Nou’, duke thënë madje se është vet skuadra e Barcelonës që ka garantuar një gjë të tillë. /Lajmi.net/