Barcelona udhëtuan në Madrid me tren, kjo ishte arsyeja

Klubi katalanas kanë udhëtuar për në Madrid me tren dhe jo me avion siç kanë bërë zakonisht. Barcelona përballet me Getafen këtë xhiro, në kuadër të javë së 29 në La Liga. ‘Blaugrana’ luajnë në udhëtim ndeshjen, dhe kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta bërë këtë. Siç kanë treguar në rrjetet e tyre…

Sport

16/04/2023 09:09

Klubi katalanas kanë udhëtuar për në Madrid me tren dhe jo me avion siç kanë bërë zakonisht.

Barcelona përballet me Getafen këtë xhiro, në kuadër të javë së 29 në La Liga.

‘Blaugrana’ luajnë në udhëtim ndeshjen, dhe kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta bërë këtë.

Siç kanë treguar në rrjetet e tyre sociale, lojtarët e Barcelonës morën një tren ekologjik me shpejtësi të lartë për në Madrid, ku do të përballen me Getafen të dielën.

Xavi shpjegoi vendimin pse zgjodhën trenin dhe nuk vazhduan me avion siç kanë bërë gjithmonë.

“Bëhet fjalë për mbrojtjen e mjedisit. Ne do të flemë në Madrid dhe fakti që udhëtimi do të jetë më i gjatë nuk do të na ndikojë shumë. Ne jemi të hapur për gjëra të tilla”, tha ai.

‘Mundo Deportivo’ konfirmon se Barça është e hapur për të udhëtuar më shumë me tren për aq kohë sa ta lejon orari.

Klubi është i përkushtuar ndaj Planit të tij Strategjik 2021-2026 i cili, ndër të tjera, përfshin qëndrueshmërinë mjedisore./Lajmi.net/