Barcelona transferon sensacionin e Premierligës

Barcelona thuhet se janë të interesuar për të nënshkruar me yllin e Evertonit, Richarlison.

Sport

19/04/2019 15:23

Marca raporton se Eric Abidal e ka bërë brazilian objektivin e tij kryesor për të përforcuar skuadrën e Ernesto Valverde, përcjell ‘lajmi.net’.

Katalanët janë të etur për të nënshkruar me një sulmues të ri, për të mbështetur Luis Suarez dhe Lionel Messin, që po shkojnë drejt plakjes.

Richarlison i është bashkuar Evertonit në vitin 2018, dhe në 29 paraqitje ka shënuar 12 gola, duke u shndërruar në një sensacion në Premierligë.

Liderët e La Ligas gjithashtu janë të interesuar edhe për talentin e Manchester United, Marcus Rashford./Lajmi.net/