Barcelona shpreh interesim për Demiralin

Gjiganti spanjoll, Barcelona ka shprehur interesim për mbrojtësin e Juventusit Merih Demiral.

Sport

10/06/2021 21:16

Sipas gazetës “AS”, Barcelona po e konsideron Demiralin si një opsion për sezonin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.

‘Balugranët’ po synojnë të përforcojnë repartin e mbrojtjes, dhe kanë disa emra në ‘radar’: Aymeric Laporte, Matthijs de Ligt, dhe së fundmi Merih Demiral.

25- vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 24 paraqitje me fanellën e Juventusit në të gjitha garat. /Lajmi.net/