Barcelona shfaq interesim për mbrojtësin e Bayern – pritet transferimi falas

Barcelona po synon të bëjë një tjetër lëvizje që do të përforconte skuadrën në repartin e mbrojtjes.

Sport

14/01/2022 14:25

Katalanët kanë vënë shënjestrën te lojtari i Bayern Munich dhe reprezentuesi i kombëtares së Gjermanisë, Nicklas Sule.

Baca synon ta marrë lojtarin si transferim të lirë, me kontratën e këtij të fundit që po shkon drejt fundit, përcjell lajmi.net.

Sule është në dijeni për interesimin e Barcelonës, por situata nuk është megjithatë aq ‘e nxehtë’.

Martinez i Ajax dhe Christensen i Chelsea janë po ashtu alternativat e Barcelonës, pa harruar edhe Cesar Azpilicueta. /Lajmi.net/